U dhunua disa ditë më parë në kryeqytet, ndërron jetë 42-vjeçari nga Bilishti

42 vjeçari nga qyteti i Bilishtit, Rigels Kaso nuk ka mundur t’i mbijetojë  dhunës së ushtruar ndaj tij pak ditë më parë në

Korrik 19, 2024 - 18:50
 0
U dhunua disa ditë më parë në kryeqytet, ndërron jetë 42-vjeçari nga Bilishti

42 vjeçari nga qyteti i Bilishtit, Rigels Kaso nuk ka mundur t’i mbijetojë  dhunës së ushtruar ndaj tij pak ditë më parë në kryeqytet, pasi rreth 17:30 ka gjetur vdekjen në spitalin e Traumës.

Burime pranë këtij spitali thanë se gjatë gjithë këtyre ditëve 42 vjeçari ka qënë në koma të pakthyeshme pasi gjendja e tij që në momentin e parë të paraqitur në këtë spital ka qenë shumë e rëndë.

Që nga momenti i mbërritjes në spitalin e Traumës dhe deri ditën e sotme Rigels Kaso ka qenë në gjendje kome.

Burime pranë policisë së kryeqytetit bëjnë me dije se Kaso u dhunua në derën e një pallati në Kombinat, ku shkak i dhunës mendohet të jetë bërë një bisedë në rrjetet sociale.

Rigels Kaso per një periudhë të gjatë ka punuar në klubin e futbollit Devolli, madje ka përfunduar disa kurse pranë sektorit të garave në FSHF përfshi këtu edhe atë të analistit.

Në të njëjtën kohë Kaso ushtronte një aktivitet privat në qytetin e Bilishtit, kryesisht me riparime televizoresh dhe kamerash sigurie./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.