Vendimi i Apelit për PD nxjerr në pah domosdoshmërinë e rekursit në Gjykatën e Lartë

Nga Namir Lapardhaja Zbardhja e vendimit të Apelit lidhur me vulën dhe logon e PD-së, nxori edhe një herë në pah se sa lehtësisht i intimiduar është sistemi i drejtësisë në vend, pavarësisht Reformës në Drejtësi dhe asistimit ndërkombëtar në segmente të caktuara të tij, siç është SPAK dhe GJKKO. Pjesa tjetër është lehtësisht e […]

Korrik 19, 2024 - 21:10
 0
Vendimi i Apelit për PD nxjerr në pah domosdoshmërinë e rekursit në Gjykatën e Lartë

Nga Namir Lapardhaja

Zbardhja e vendimit të Apelit lidhur me vulën dhe logon e PD-së, nxori edhe një herë në pah se sa lehtësisht i intimiduar është sistemi i drejtësisë në vend, pavarësisht Reformës në Drejtësi dhe asistimit ndërkombëtar në segmente të caktuara të tij, siç është SPAK dhe GJKKO.

Pjesa tjetër është lehtësisht e shantazhueshme dhe lehtësisht nën presionin e politikës.

Gjykata e Apelit nëpërmjet zbardhjes së vendimit të saj tregoi se nuk ka bërë asgjë më shumë se sa Zhukri, i cili njohu si kryetar të PD-së Sali Berishën.

Nëse Zhukri ishte pjesë e enturazhit dhe oborrit familjar të Berishës, duke qenë se gjithçka e kishte pasur si rezultat i shërbimeve, trupa e re gjyqësore, dy prej të cilëve ishin linçuar, akuzuar dhe trysnuar nga Ballkoni i katit të 8-të si të lidhur me pushtetin, më së paku, i kanë rënë për shkurt dhe nuk e kanë marrë fare në shqyrtim ankesën e PD-së së Bashës, duke nxjerr si justifikim parregullësinë e autorizimit.

Më së pakti, e kanë bërë për të “shpëtuar” nga Berisha, ndërsa, nëse do të besojmë akuzat e Berishës ndaj tyre, i janë bindur pushtetit për të mbajtur në lojë pikërisht Berishën, si kundërshtar më tepër se komod për këtë qeveri.

Mbi të gjitha, trupa e Apelit nuk ka marrë në konsideratë rekomandimin e Gjykatës së Lartë që i kërkonte Apelit trajtimin e çështjes së PD në themel.

Ndaj pas kësaj zbardhje, rekursi në Gjykatën e Lartë është rruga e vetme.

Jo se ai vendim do ta zhbëjë dëmin e madh që i është bërë frymës opozitare në vend, por për të vendosur drejtësi dhe për të zhbërë një mënyrë të padrejtë të bërjes së punëve në këtë vend.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.