“Të gatshëm për mision”\ Maqedonci: Ushtria e Kosovës bën stërvitje me qitje ditën dhe natën

Ushtria e Kosovës ka kryer një stërvitje me qitje. Kjo bëhet e ditur nga ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci, që thekson se trupat janë “të gatshëm për mision”. “Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kompania B e Regjimentit të tretë të këmbësorisë së Forcave Tokësore ka realizuar […]

Korrik 20, 2024 - 12:20
 0
“Të gatshëm për mision”\ Maqedonci: Ushtria e Kosovës bën stërvitje me qitje ditën dhe natën

Ushtria e Kosovës ka kryer një stërvitje me qitje. Kjo bëhet e ditur nga ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci, që thekson se trupat janë “të gatshëm për mision”.

“Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kompania B e Regjimentit të tretë të këmbësorisë së Forcave Tokësore ka realizuar me sukses trajnimin për qitje ditën dhe natën me municion real me të gjitha armët sipas strukturës së skuadrave të saj dhe përgatitjen për validim”, njofton ministri i mbrojtjes.

Ai shton se “ky trajnim kishte për qëllim testimin e kapaciteteve dhe njohurive të fituara, për të vlerësuar skuadrat sipas planit të vlerësimit dhe ngritjen e kapaciteteve luftarake të Forcave Tokësore”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.