Me armë dhe kanabis në banesë, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë

Një 30-vjeçar ka rënë në pranga në Vlorë, pasi mbante fshehur në banesë armë zjarri automatike, armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe lëndë

Korrik 20, 2024 - 12:40
 0
Me armë dhe kanabis në banesë, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë

Një 30-vjeçar ka rënë në pranga në Vlorë, pasi mbante fshehur në banesë armë zjarri automatike, armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis. Ai ishte me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e armëmbajtjes.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit”, se një shtetas mbante armë në banesën e tij, në lagjen “24 Maji”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike 19”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. H., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar fillimisht në automjetin që ky shtetas lëvizte në momentin e arrestimit, në çantën e tij shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një dozë me lëndë narkotike kanabis.

Nga kontrolli i mëtejshëm në banesën e 30-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 1 armë pushkë, municion luftarak për to dhe një sasi lëndë narkotike kanabis”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.