Keidi Bare mbetet në Spanjë, gati të hedhi firmën me klubin e ri

Keidi Bare, mesfushori i Kombëtares ka gjetur akordin dhe është pranë zyrtarizimit me Real Zaragozën në nivelin e dytë në futbollit spanjoll. Pas katër sezonesh ai u largua nga Espanyol, ekip i cili sezonin e ri do luajë në La Liga. Tanimë përfaqësuesit e Bares dhe drejtori sportiv Juan Carlos Cordero kanë një akord për […]

Korrik 20, 2024 - 13:55
 0
Keidi Bare mbetet në Spanjë, gati të hedhi firmën me klubin e ri

Keidi Bare, mesfushori i Kombëtares ka gjetur akordin dhe është pranë zyrtarizimit me Real Zaragozën në nivelin e dytë në futbollit spanjoll. Pas katër sezonesh ai u largua nga Espanyol, ekip i cili sezonin e ri do luajë në La Liga.

Tanimë përfaqësuesit e Bares dhe drejtori sportiv Juan Carlos Cordero kanë një akord për tre vite, me opsion edhe për një vit të katërt. Sipas AS, Zaragoza e ka bindur Baren, paçka se në drejtim të tij ka oferta nga tre klubet e La Ligas, Las Palmas, Valladolid dhe Rayo Vallecano.

Kujtojmë se Bare është produkt i moshave të Apolonisë dhe i rritur me të rinjtë e Atletico Madrid. Veç ekipit të dytë të madrilenëve, Bare ka qenë pjesë edhe e Malagas dhe në katër sezonet e fundit ka mbajtur veshur fanellën e Espanyol.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.