Bilanci tragjik në Gaza, sa ka shkuar numri i viktimave që nga fillimi i luftës

Lufta në Gaza e nisur më 7 tetor ka shkaktuar shumë viktima në vend. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit në rripin e

Korrik 20, 2024 - 15:10
 0
Bilanci tragjik në Gaza, sa ka shkuar numri i viktimave që nga fillimi i luftës

Lufta në Gaza e nisur më 7 tetor ka shkaktuar shumë viktima në vend.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit në rripin e Gazës raportohet mbi 38 mijë viktima.

“38,919 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës me Izraelin, tashmë në muajin e saj të dhjetë”, thuhet në njoftim.

Ministria bëri me dije se vetëm 48 orët e fundit raportohet për 71 palestinezë të vrarë dhe mijëra të plagosur që nga fillimi i luftës me Izraelin.

“Të paktën 71 palestinezë janë vrarë në 48 orët e fundit dhe 89,622 palestinezë janë plagosur në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës më 7 tetor”, tha ministria në një deklaratë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.