Kantieri “Sheshi Shqiponja-Urat mbi lumin Tiranë”\ ARRSH: Puna po vijon pa ndërprerje

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në kantierin “Sheshi Shqiponja-Urat mbi lumin Tiranë”, po vijon puna pa ndërprerje Sipas ARRSH-së, kanë përfunduar punimet e betonimit të nënstrukturave të betonit dhe paralelisht po punohet për montimin e strukturës metalike. Loti 2 është mbi 2 kilometra dhe konsiderohet segmenti më i gjatë i Unazës së Madhe […]

Korrik 20, 2024 - 16:00
 0
Kantieri “Sheshi Shqiponja-Urat mbi lumin Tiranë”\ ARRSH: Puna po vijon pa ndërprerje
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në kantierin “Sheshi Shqiponja-Urat mbi lumin Tiranë”, po vijon puna pa ndërprerje

Sipas ARRSH-së, kanë përfunduar punimet e betonimit të nënstrukturave të betonit dhe paralelisht po punohet për montimin e strukturës metalike.

Loti 2 është mbi 2 kilometra dhe konsiderohet segmenti më i gjatë i Unazës së Madhe të Tiranës.

Në këtë aks janë ndërtuar një sërë veprash arti dhe rrugë dytësore, të cilat e lidhin unazën me zona të tjera të kryeqytetit.

Ky projekt do të sjellë jo vetëm lehtësi në qarkullim, por edhe përfitime ekonomike.

Unaza e Madhe e kryeqytetit me një gjatësi prej 27 kilometra, pritet të përfundojë plotësisht në Dhjetor të vitit 2024, duke e lidhur kryeqytetin me gjithë rrugët dalëse kombëtare dhe akset kryesore hyrëse, duke shkurtuar distancat. ATSH

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.