Tentoi të vriste fqinjin një vit më parë/ Në pranga për atentatin e dështuar në “Don Bosko”, ndërron jetë Andrea Bregasi

Andrea Bregasi, i arrestuar ne lidhje me atentatin në Don Bosko, ka ndërruar jetë në burg në spitalin e Fushëkrujës. Bregasi i akuzuar për veprën penale “Vrasje e mbetur ne tentative”, ka ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak. Mësohet si 32-vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej me Metadon. Kujtojmë se Bregasi u […]

Korrik 20, 2024 - 16:25
 0
Tentoi të vriste fqinjin një vit më parë/ Në pranga për atentatin e dështuar në “Don Bosko”, ndërron jetë Andrea Bregasi

Andrea Bregasi, i arrestuar ne lidhje me atentatin në Don Bosko, ka ndërruar jetë në burg në spitalin e Fushëkrujës.

Bregasi i akuzuar për veprën penale “Vrasje e mbetur ne tentative”, ka ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak.

Mësohet si 32-vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej me Metadon.

Kujtojmë se Bregasi u arrestua vetëm pak ditë më parë, më 11 korrik në hyrje të një pallati dhe gjatë kontrollit në çantën e tij, policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.
Ai është autori i ngjarjes së Don Boskut më 14 dhjetor 2023, ku tentoi të vriste fqinjin duke qëlluar me armë zjarri drejt automjetit të tij.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.