Vritet në mes të rrugës ish-deputetja ukrainase

Një ish-deputete ukrainase ka vdekur pasi u qëllua në mes të rrugës në qytetin perëndimor të Lviv. Iryna Farion shkaktoi polemika në vitin

Korrik 20, 2024 - 16:25
 0
Vritet në mes të rrugës ish-deputetja ukrainase

Një ish-deputete ukrainase ka vdekur pasi u qëllua në mes të rrugës në qytetin perëndimor të Lviv.

Iryna Farion shkaktoi polemika në vitin 2023 duke sugjeruar që “patriotët e vërtetë” të Ukrainës nuk duhet të flasin rusisht në asnjë rrethanë.

Vrasja e 60-vjeçares të premten po hetohet dhe policia thotë se mund të ketë qenë një sulm i synuar.

Sulmuesi i saj nuk është identifikuar. Policia thotë se një ndërprerje e energjisë ka prekur kamerat e sigurisë në zonë.

Guvernatori rajonal i Lviv, Maksym Kozytskyi tha në Telegram se zonja Farion vdiq në spital pas të shtënave.

Ministri i Brendshëm Ihor Klymenko tha se policia po kërkonte një motiv lidhur me ngjarjen e rëndë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.