Zëvendësi i Trump kërkon largimin e Presidentit: Biden duhet të dorëhiqet tani!

Kandidati republikan për zëvendëspresident, JD Vance ka bërë thirrje sot që kreu aktual i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden të tërhiqet menjëherë nga detyra. Vance u shpreh se së gjithë ata që i bëjnë thirrje Bidenit të ndalojë garën presidenciale pa i kërkuar dorëheqjen nga presidenca “janë të përfshirë në një nivel absurd cinizmi”. Ai […]

Korrik 20, 2024 - 17:30
 0
Zëvendësi i Trump kërkon largimin e Presidentit: Biden duhet të dorëhiqet tani!

Kandidati republikan për zëvendëspresident, JD Vance ka bërë thirrje sot që kreu aktual i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden të tërhiqet menjëherë nga detyra.

Vance u shpreh se së gjithë ata që i bëjnë thirrje Bidenit të ndalojë garën presidenciale pa i kërkuar dorëheqjen nga presidenca “janë të përfshirë në një nivel absurd cinizmi”.

Ai shtoi se nëse Biden nuk mundet të garojë, ai nuk është i aftë as për të kryer detyrënm ndaj edhe sipas tij duhet të japë dorëheqjen që tani.

“Të gjithë që i bëjnë thirrje Joe Bidenit që të *ndalojë kandidimin* pa i bërë thirrje gjithashtu të japë dorëheqjen nga presidenca, janë të përfshirë në një nivel absurd cinizmi. Nëse nuk mund të garosh, nuk mund të shërbesh. Ai duhet të japë dorëheqjen tani”, u shpreh ai në rrjetin social “X”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.