16 shqiptarë të plagosur në Itali, reagon Ministria e Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se 16 stetasit shqiptarë që u përfshinë në aksidentin automobilistik në Katania të Italisë teksa udhëtonin me autobus, kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën. Përmes një njoftimi, ministria sqaroi se është vënë në komunikim me autoritetet italiane. “Ministria për […]

Korrik 20, 2024 - 19:45
 0
16 shqiptarë të plagosur në Itali, reagon Ministria e Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se 16 stetasit shqiptarë që u përfshinë në aksidentin automobilistik në Katania të Italisë teksa udhëtonin me autobus, kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën.

Përmes një njoftimi, ministria sqaroi se është vënë në komunikim me autoritetet italiane.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, menjëherë pas informacionit mbi aksidentin automobilistik në Katania, është vënë në komunikim me autoritetet italiane, përmes ambasadës së RSH në Romë dhe konsullatave të RSH në Milano e Bari. Sipas informacioneve paraprake, të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën. Me porosi të Ministrit Igli Hasani, përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatave po monitorojnë situatën e janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane”, thuhet në njoftimin e MEPJ.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.