Dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira në zonat malore, temperaturat do të jenë me rënie

Anticikloni afrikan po zvendoset drejt origjinës së tij ku presim rënie të temperaturave në territorin e Shqipërisë. E Diel 21 Korrik 2024 Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i […]

Korrik 21, 2024 - 09:40
 0
Dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira në zonat malore, temperaturat do të jenë me rënie

Anticikloni afrikan po zvendoset drejt origjinës së tij ku presim rënie të temperaturave në territorin e Shqipërisë.

E Diel 21 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,4-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      17/35°C

– Zonat e ulëta       22/39°C

– Zonat bregdetare 24/36°C

Kosova për dt. 21 Korrik 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira.  Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 18°C –21°C në mëngjes deri në 35°C –37°C gradë Celsius në mesditë.

E Hënë 22 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu me stuhi në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,4-1,0 metër në det të hapur.

 

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      18/34°C

– Zonat e ulëta       20/38°C

– Zonat bregdetare 22/36°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.