Tentoi të vrasë një familjaren e tij me thikë, arrestohet 33-vjeçari në Fier

Një 33-vjeçar më Fier është vënë në pranga pasi tentoi që t’i merrte jetën një familjares së tij. Siç bëhet e ditur, ngjarja ka ndodhur në Zhupan të Fierit ku A. N., 33 vjeç dyshohet se ka plagosur me thikë F. N., 59 vjeçe. 33-vjeçari u vu në pranga për veprat penale “Vrasje për shkak […]

Korrik 21, 2024 - 11:35
 0
Tentoi të vrasë një familjaren e tij me thikë, arrestohet 33-vjeçari në Fier

Një 33-vjeçar më Fier është vënë në pranga pasi tentoi që t’i merrte jetën një familjares së tij.

Siç bëhet e ditur, ngjarja ka ndodhur në Zhupan të Fierit ku A. N., 33 vjeç dyshohet se ka plagosur me thikë F. N., 59 vjeçe.

33-vjeçari u vu në pranga për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, dhe “Posedimi, blerja, mbajtja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Sa i përket të plagosurës, 59-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua një thikë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.