Masakra në Memaliaj, gjenden tre armë me silenciatorë, pamje nga vendi ku autorët dogjën makinën

Grupi hetimor ka mbledhur të gjitha provat në vendin e ngjarjes ku u ekzekutuan me kallashnikov 3 persona dhe një tjetër mbeti i plagosur në një lokal në Memaliaj. Pas mbledhjes së provave që do i shërbejnë hetuesve për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe autorëve të atentatit, forcat zjarrfikëse kanë pastruar zonën nga njollat […]

Korrik 21, 2024 - 11:35
 0
Masakra në Memaliaj, gjenden tre armë me silenciatorë, pamje nga vendi ku autorët dogjën makinën

Grupi hetimor ka mbledhur të gjitha provat në vendin e ngjarjes ku u ekzekutuan me kallashnikov 3 persona dhe një tjetër mbeti i plagosur në një lokal në Memaliaj. Pas mbledhjes së provave që do i shërbejnë hetuesve për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe autorëve të atentatit, forcat zjarrfikëse kanë pastruar zonën nga njollat e gjakut në rrugë.

Gjithashtu policia ka zhvendosur makinën që përdorën autorët ën atentat, që më pas e dogjën në fshatin Bejaj të Gjirokastrës. Gjithçka ka mbetur pas janë vetëm goma të djegura e pluhur hiri.

Në vendin ku u dogj makina u gjetën edhe 3 armë më silenciator, që mendohet të jenë përdorur nga autorët për ekzekutimin e Shyqyri Kalemit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.