Merrte makina me qera dhe më pas i shiste, arrestohet 43-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Lushnje. I arrestuari në periudhën shkurt-mars 2024, përmes mashtrimit ka marrë automjete me qera, duke mos kryer pagesën, e më pas nuk i ka kthyer më, ku njërin nga automjetet e marra me qera, ia […]

Korrik 21, 2024 - 12:25
 0
Merrte makina me qera dhe më pas i shiste, arrestohet 43-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Lushnje.

I arrestuari në periudhën shkurt-mars 2024, përmes mashtrimit ka marrë automjete me qera, duke mos kryer pagesën, e më pas nuk i ka kthyer më, ku njërin nga automjetet e marra me qera, ia ka shitur një shtetasi në fshatin Frakull e Madhe, Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Në zbatim të masave të planit operacional të koduar “Sundimi i ligjit”, kapet 1 shtetas në kërkim kombëtar. 

I shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin:

J. Sh., 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjykata e Fierit ka caktuar masë sigurie “Arrest me burg”, për këtë shtetas, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në periudhën kohore shkurt-mars 2024, nëpërmjet mashtrimit ky shtetas ka marrë automjete me qera, duke mos kryer pagesën, e më pas nuk i ka kthyer më. Njërin nga automjetet e marra me qera nëpërmjet mashtrimit, ia ka shitur një shtetasi në fshatin Frakull e Madhe, Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.