Durrësi, tërheq vendasit dhe turistët! Pushuesit nga Kosova, italianë e polakë: Çmimet janë jashtëzakonisht të mira

Temperaturat e larta të korrikut i kanë mbushur plot plazhet e Durrësit përgjatë të gjithë vijës bregdetare. Pushues vendas e të huaj kanë nxituar të freskohen në ujërat e Adriatikut dhe të shijojnë gjithçka ofron bregdeti shqiptar. “Është hera e parë që vijmë këtu. Shkuam drejt e në Tiranë dhe pastaj erdhëm në këtë bregdet […]

Korrik 21, 2024 - 12:35
 0
Durrësi, tërheq vendasit dhe turistët! Pushuesit nga Kosova, italianë e polakë: Çmimet janë jashtëzakonisht të mira

Temperaturat e larta të korrikut i kanë mbushur plot plazhet e Durrësit përgjatë të gjithë vijës bregdetare.

Pushues vendas e të huaj kanë nxituar të freskohen në ujërat e Adriatikut dhe të shijojnë gjithçka ofron bregdeti shqiptar.

“Është hera e parë që vijmë këtu. Shkuam drejt e në Tiranë dhe pastaj erdhëm në këtë bregdet fantastik që na e këshilluan. Shumë i bukur”, shprehet në turist italian.

“Ciao. Jam Francesco dhe ndjehem shumë mirë këtu në Shqipëri. Një vend mikpritës, i nxehtë, si të gjitha vendet tani, po shumë i bukur”, thotë një tjetër pushues italian.

Pushuesit nga vendi, Kosova dhe të huaj vlerësojnë komoditetin dhe çmimet e mira që ofron Durrësi, që gjithnjë di të mikpresë vizitorët e vet në çdo stinë.

“Durrësi shumë mirë na duket. Çmimet janë jashtëzakonisht të mira. Të përballueshme. Shumë të mira. Vijmë shpesh…“, thonë pushues nga Kosova.

“Unë mendoj se janë të mira çmimet. Pak ngritje ka. Shkuam në Sarandë, po kishte shumë ndryshim. Durrësi është shumë më mirë”, tregon një turiste.

“Kam pak ditë këtu. Çmimet janë pak më lirë në Poloni, por është zonë turistike. Është OK”, shprehet një polak.

“Çmimet shumë të pranueshme. Të mira dhe plazhet e bukura dhe të pajisura mirë. Gjithccka shumë mirë. Një përshëndetje të gjithë shqiptarëve”, thotë një tjetër turist.

Ky sezon veror ka sjellë flukse të reja turistike, duke e zgjeruar ndjeshëm hartën e turistëve që pushojnë në brigjet e Adriatikut. Njësitë e shumta akomoduese pëgjatë bregdetit dhe në qytetin e Durrësit vazhdojnë të presin pushues të shumtë dhe kanë rezervime deri në tetor.

top channel

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.