Policia Rrugore bën bilancin e një jave: U pezulluan 145 leje drejtimi dhe mbi 27 mijë gjoba…

Nisur nga fluksi i lëvizjeve, veçanërisht në zonat bregdetare, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore, janë shtuar patrullat e lëvizshme, duke përdorur mjete inteligjente shpejtësimatëse, poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë, dragera dhe teleskopë. Skuadra të posaçme të Policisë Rrugore janë planëzuar me shërbim në tunelin […]

Korrik 21, 2024 - 12:50
 0
Policia Rrugore bën bilancin e një jave: U pezulluan 145 leje drejtimi dhe mbi 27 mijë gjoba…

Nisur nga fluksi i lëvizjeve, veçanërisht në zonat bregdetare, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore, janë shtuar patrullat e lëvizshme, duke përdorur mjete inteligjente shpejtësimatëse, poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë, dragera dhe teleskopë.

Skuadra të posaçme të Policisë Rrugore janë planëzuar me shërbim në tunelin e Llogarasë, i cili monitorohet 24 orë me kamera dhe matës të shpejtësisë, për të parandaluar shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor gjatë qarkullimit në tunel.

Si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore dhe qendrat urbane, gjatë një jave:

-janë pezulluar 145 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt;

-janë arrestuar 38 drejtues mjetesh, nga këta për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vënë 27 558 masa administrative, nga këto:

. 7098 për shpejtësi tej normave të lejuara;
. 1234 për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
. 1456 për mospërdorim të rripit të sigurimit;
. 3434 për parakalime të gabuara;
. 387 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
. 226 për manovra të rrezikshme në rrugë;
. 289 për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
. 11345 për parkim të gabuar;
. 2089 për shkelje të tjera.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, për përdorim të rrugëve alternative, për qëndrim në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes së automjeteve në raste fluksi, t’u japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në qendrat urbane dhe akset nacionale.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.