Krim dhe ndëshkim

Nga Artur Ajazi Korrupsioni natyrisht nuk përjashtohet nga e quajtura “krim dhe vepër penale”. Madje në disa raste SPAK-u, po e kanalizon dhe formulon atë edhe në kuadër të “grupeve të strukturuara kriminale”. Qysh nga dita e krijimit të strukturave të reja të organave të drejtësisë, furia e goditjeve ndaj fenomeneve korruptive ka pësuar rritje […]

Korrik 21, 2024 - 13:45
 0
Krim dhe ndëshkim

Nga Artur Ajazi

Korrupsioni natyrisht nuk përjashtohet nga e quajtura “krim dhe vepër penale”. Madje në disa raste SPAK-u, po e kanalizon dhe formulon atë edhe në kuadër të “grupeve të strukturuara kriminale”. Qysh nga dita e krijimit të strukturave të reja të organave të drejtësisë, furia e goditjeve ndaj fenomeneve korruptive ka pësuar rritje të ndjeshme.

Ajo ç’ka ishte “strukur” dhe kishtë zënë “pluhur” dhomave, zyrave dhe sirtareve të prokurorive , OPGJ-ve, dhe gjykatave, tanimë ka dalë në dritën e diellit, , është “ç’plurosur”, dhe kanë nisur hetimet, përgjimet, gjykimet. Forca goditëse ndaj krimit të korrupsionit, e cila lidhet edhe me shumë faktorë të tjerë specifikë (ku futet politika, qeverisja, lidhja me grupet e tjera kriminale) ka çliruar disi shqiptarët sot, të cilët besojnë se gjithçka po shkon drejt pozitivitetit. Shqipëria nuk mund të shkonte drejt integrimit, drejt anëtarësimit, apo dhe drejt “barazisë mes të barabartëve” në BE, në rast se nuk do të kishte kryer në 90 per qind të saj, Reformën në Drejtësi. Ai proçes po vazhdon me ritmin e duhur dhe ka shanse të vendosë shumë shpejt në Shqipëri, standarde të reja europiane.

Në fakt ajo ç’ka ndodhi dhe vazhdon të ndodhë në “epokën e Ramës”, është ajo që prisnin prej 3 dekadash shqipëtarët. Ata që dergjeshin prej vitesh zyrave dhe korridoreve të gjykatave, prokurorive, ata që vdiqën në oborret e gjykatave pa arritur të marrin pronën e babait, gjyshit, dhe stërgjyshit, pasi u ishte zhvatur me letra fallco, po përjetojnë një realitet të ri. Reforma në drejtësi, u dha mundësi prokurorëve dhe gjyqtarëve të dalë “të pastër nga Vettingu”, të nisin ndëshkimin. Nën moton “krim dhe ndëshkim”, u hetuan, zbuluan , arrestuan dhe gjykuan, emra të spikatur të ekzekutivit, politikës, dhe fushave të tjera në organet drejtuese vendore dhe qëndrore.

Aktualisht po vazhdon me ritme të shpejta, procesi hetimit të atyre që askush nuk mendonte dhe besonte se, një ditë do të arrestoheshin, hetoheshin dhe gjykoheshin. Ndëshkimi i krimeve të personave të “paprekshëm”, të vrasësve, trafikantëve, krerëve të bandave, apo dhe i politikanëve që dikur kishin “krushqira” me ata, mbetet arritja më brilande e drejtësisë së re në Shqipëri.

Natyrisht ky rrugëtim kaq delikat, kërkonte njerëz kurajozë, të paepur, të guximshëm, me formim dhe frymëzim qytetar, për ti dalë ballazi të keqes. Vetëm një si Edi Rama, mund ti dilte përballë një angazhimi dhe premtimi kaq dyshues nga të tjerët, për të mos e vonuar asnjë ditë më, nisjen e Reformës në Drejtësi. Krimi duhej ndëshkuar, korrupsioni duhej shkallmuar, të molepsurit me aferat kriminale duheshin arrestuar, hetuar, dhe dënuar. Ka ardhur koha e Ndëshkimit. E kërkonin shqiptarët, por dhe ndërkombëtarët.

Askush sot nuk mund ta quajë vehten më “të pandëshkueshëm” nga ligji, edhe pse ka vjedhur, edhe pse ka bërë pasuri marramandëse, edhe pse ka vrarë, edhe pse ka pasuruar vehten ,njerëzit e tij, fisin dhe klanin e tij sa kishte poste dhe pushtet.

Të bësh drejtësi, ke bërë shtetin. Këtë premtoi Edi Rama në 2013, këtë po bën edhe sot. Në Shqipëri ka kohë që “fryjnë erëra” shprese dhe besimi tek shqipëtarët për ndryshimin e madh. Edi Rama e shembi karakollin e vjetër, e reja po ngrihet furishëm mbi gërrmadha.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.