Trump i rikthehet fushatës, sulmon ashpër Joe Biden dhe Kamala Harris: Janë të çmendur!

Kandiati i republikanëve për president, Donald Trump iu rikthye fushatës një javë pasi i shpëtoi tentativës për vrasjen e tij. Mbrëmjen e kaluar

Korrik 21, 2024 - 14:05
 0
Trump i rikthehet fushatës, sulmon ashpër Joe Biden dhe Kamala Harris: Janë të çmendur!

Kandiati i republikanëve për president, Donald Trump iu rikthye fushatës një javë pasi i shpëtoi tentativës për vrasjen e tij.

Mbrëmjen e kaluar Trump ishte në Michigan, një nga shtetet që pritet të jenë vendimtare për të përcaktuar fatin e zgedhjeve të nëntorit. Në tubimin e parë së bashku me kandidatin  për zëvendës president, Trump u kthye në ‘origjinë;’ gjatë fjalimit të tij.

Ai sulmoi rivalët demokratë duke i quajtur Joe Biden një budalla dhe Kamala Harris të cmendur.

“Ata kanë disa probleme. E para e punës, ata nuk e kanë idenë se kush është kandidati i tyre. Ky është një problem i madh, por të shohim ne shpresojmë se ata do ta zgjidhin.”

Talljet e Trump ndaj republikanëve, u pritën nga publiku me brohorima.

Trump foli sërish për atentatin ndaj tij dhe falenderoi emigratët. Ai tha se ishte pikërisht çështja e emigrantëve që e bëri të kthente kokën dhe t’i shpëtonte jetën.

Në tubimin e Michigan, foli për herë të parë edhe JD Vance si kandidati i republikanëve për zëvendës president.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.