Tre të vrarët në Memaliaj, Balla: Presim zbardhjen e krimit sa më parë të jetë e mundur

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me atentatin me 3 të vrarë mbrëmjen e djeshme në një lokal në Memaliaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla thotë se pritet zbardhja e ngjarjes sa më shpejt të jetë e mundur. Në reagimin e tij, Balla shkruan se është detyrë e Policisë së […]

Korrik 21, 2024 - 14:30
 0
Tre të vrarët në Memaliaj, Balla: Presim zbardhjen e krimit sa më parë të jetë e mundur

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me atentatin me 3 të vrarë mbrëmjen e djeshme në një lokal në Memaliaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla thotë se pritet zbardhja e ngjarjes sa më shpejt të jetë e mundur.

Në reagimin e tij, Balla shkruan se është detyrë e Policisë së Shtetit parandalimi i ngjarve të reja kriminale duke u angazhuar në zbardhjen e atyre të vjetrave, për të cilat thotë se janë rrezik potencial për krime të tjera.

“Është detyrë kryesore e Policisë së Shtetit parandalimi i ngjarjeve kriminale, duke vlerësuar rrezikun dhe u angazhuar në zbardhjen e ngjarjeve të vjetra kriminale. Janë këto ngjarje të vjetra kriminale rrezik potencial për ngjarje të reja. Ndërsa drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit janë në Memaliaj ku presim zbardhjen sa më parë të jetë e mundur, Drejtoria Vendore Policisë Lezhë sapo ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale. Falë reagimit në kohë janë sekuestruar armët e zjarri dhe mina me telekomandë, të cilat do të përdoreshin dhe është ndaluar në flagrancë autori i dyshuar”, shkruan Balla në “Facebook”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.