Nuk ka para për bukë? Djali i Madonna-s habit me deklaratat

Djali i Madonna -s, David Banda u largua nga shtëpia e nënës së tij në Upper East Side për t’u shpërngulur me partneren e tij në Bronx, dhe në një live në Instagram të shtunën ai tha se ishte i detyruar të ” kërkonte ushqim ” që kur u shpërngul. David Banda tha me shaka […]

Korrik 21, 2024 - 15:25
 0
Nuk ka para për bukë? Djali i Madonna-s habit me deklaratat

Djali i Madonna -s, David Banda u largua nga shtëpia e nënës së tij në Upper East Side për t’u shpërngulur me partneren e tij në Bronx, dhe në një live në Instagram të shtunën ai tha se ishte i detyruar të ” kërkonte ushqim ” që kur u shpërngul.

David Banda tha me shaka se “është mirë të jesh i ri”, duke treguar se ndonjëherë është vonë natën dhe ai nuk ka para të mjaftueshme për ushqim dhe fillon të kërkojë diçka për të ngrënë. Ky është një fillim i ri për Bandën, i cili duket shumë i lumtur për këtë zhvillim në jetën e tij.

“Me pelqen. Nuk jam vetëm, kam partneren time”. Sipas Page Six, Banda mëson kitarë dhe fiton para vetë. Padyshim që nuk mund ta besojmë që Madonna nuk e mbështet financiarisht.

David dhe motra e tij Mercy James mbaruan shkollën e mesme majin e kaluar. Me rastin e ceremonisë së diplomimit dhe festës së nënës, Madonna muaj më parë kishte bërë një postim ku thoshte se fëmijët e saj flenë me të, nën të njëjtën çati, por tregonte se po rriten dhe po shkojnë në drejtime të ndryshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.