EMRI/ Të shtënat në Tale, zbulohet identiteti i të plagosurit, autori në arrati

Alfred Marku është personi i mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave të regjistruara në Tale, Lezhë. Policia njofton se të shtënat

Korrik 21, 2024 - 15:45
 0
EMRI/ Të shtënat në Tale, zbulohet identiteti i të plagosurit, autori në arrati

Alfred Marku është personi i mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave të regjistruara në Tale, Lezhë.

Policia njofton se të shtënat u regjistruan në një zonë larg pushuesve në plazhin Tale, teksa motiv dyshohet se është bërë një konflikt për motive të dobëta.

Policia ka identifikuar autorit, i cili është ende në arrati.

“Autori i  dyshuar i ngjarjes, shtetasi E.L, 30 vjeç,  pasi ka kryer plagosjen, është larguar me një automjet në drejtim të autostradës, ku menjëherë janë ngritur dhe funksionojnë pikat e përkohshme të kontrollit policor.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendngjarje celularin e autorit të dyshuar dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin ligjor të këtij rasti”, njofton policia./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.