Operacioni “fshesa” te Manchester United, shtatë lojtarë me valixhet në duar

Manchester United po synon të bëjë një ndryshim themelor. Blerjet e Joshua Zirkzee dhe Leny Yoro, duke mposhtur në garën për ta Milan-in dhe Real Madrid-in tregojnë ambiciet e klubit, që tashmë duhet të mendojë edhe për shitjet. Në një situatë të tillë, sipas raportimeve të medieve britanike, te “Djajtë e Kuq” po mendojnë të […]

Korrik 21, 2024 - 15:45
 0
Operacioni “fshesa” te Manchester United, shtatë lojtarë me valixhet në duar

Manchester United po synon të bëjë një ndryshim themelor.

Blerjet e Joshua Zirkzee dhe Leny Yoro, duke mposhtur në garën për ta Milan-in dhe Real Madrid-in tregojnë ambiciet e klubit, që tashmë duhet të mendojë edhe për shitjet.

Në një situatë të tillë, sipas raportimeve të medieve britanike, te “Djajtë e Kuq” po mendojnë të largojnë lojtarët e padobishëm.

Shtatë lojtarë konsiderohen si barrë te United, me klubin që konkurron në Premier League që i ka nxjerrë në shitje.

Emrat që Manchester United dëshiron t’i largojë pa nisur sezoni i ri janë: Antony, Harry Maguire, Victor Lindelof, Aaron Wan-Bissaka, Scott McTominay, Christian Eriksen dhe Casemiro.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.