Shpërthim në afërsi të Liqenit të Ujmanit në Kosovë

Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të Liqenit të Ujmanit në Kosovë. Sipas burimeve mësohet se nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por janë dëmtuar vetëm dy automjete. Policia është vënë në ndjekje të autorit/autorëve dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes Detaje për këtë ngjarje ka dhënë […]

Korrik 21, 2024 - 15:50
 0
Shpërthim në afërsi të Liqenit të Ujmanit në Kosovë

Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të Liqenit të Ujmanit në Kosovë.

Sipas burimeve mësohet se nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por janë dëmtuar vetëm dy automjete.

Policia është vënë në ndjekje të autorit/autorëve dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Detaje për këtë ngjarje ka dhënë edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Ka një shpërthim, pasi të kalohet tuneli i 5-të në anën e majtë, ka pas dëme materiale në dy vetura, të lënduar nuk ka, rrethanat se si ka ardhë deri të shpërthimi nuk dihen, policia është duke u marrë me rastin”, tha Elshani.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.