Vaksina që të mbron përjetësisht nga gripi do të jetë gati së shpejti

Një vaksinë e përgjithshme, që mbron nga çdo formë e gripave, mund të jetë në dispozicion brenda pesë vjetëve, thonë shkencëtarët raporton “The Sun’. Virusi i influencës vazhdimisht evoluon, kështu që duhen vaksina të reja çdo vit për t’u mbrojtur. Por, shkencëtarët në SHBA thonë se qasja e tyre “inovatore” shënjestron një pjesë të virusit […]

Korrik 21, 2024 - 17:45
 0
Vaksina që të mbron përjetësisht nga gripi do të jetë gati së shpejti

Një vaksinë e përgjithshme, që mbron nga çdo formë e gripave, mund të jetë në dispozicion brenda pesë vjetëve, thonë shkencëtarët raporton “The Sun’.

Virusi i influencës vazhdimisht evoluon, kështu që duhen vaksina të reja çdo vit për t’u mbrojtur.

Por, shkencëtarët në SHBA thonë se qasja e tyre “inovatore” shënjestron një pjesë të virusit që nuk pëson mutacion.

Një testim fillestar te majmunët ka treguar se teknologjia e vaksinave, që është krijuar duke u bazuar në një virus të vjetër 100-vjeçar, ka një “përgjigje të fortë imune” kundër një varianti modern të virusit.

Studiuesit thonë se puna e tyre rrit shpresat se “një vaksinë e përgjithshme” mund të japë imunitet të përjetshëm kundër virusit që pëson mutacion dhe se kjo vaksinë mund të krijohet së shpejti.

“Është shumë emocionuese. Kjo në të vërtetë mund të bëhet një vaksinë në pesë vjet ose më pak”, ka thënë profesori Jonah Sacha, nga Universiteti i Shëndetit dhe Shkencës në Oregon.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.