Qytetarët po laheshin në liqen, momenti i shpërthimit në Ujman (VIDEO)

Policia e Kosovës ka konfirmuar se të dielën ka ndodhur një shpërthim në pjesën veriore të vendit, në afërsi të Liqenit të Ujmanit. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për pjesën veriore, Veton Elshani, ka thënë se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale në dy makina. Ai nuk e ka specifikuar saktë se për […]

Korrik 21, 2024 - 17:55
 0
Qytetarët po laheshin në liqen, momenti i shpërthimit në Ujman (VIDEO)

Policia e Kosovës ka konfirmuar se të dielën ka ndodhur një shpërthim në pjesën veriore të vendit, në afërsi të Liqenit të Ujmanit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për pjesën veriore, Veton Elshani, ka thënë se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale në dy makina. Ai nuk e ka specifikuar saktë se për çfarë shpërthimi bëhet fjalë.

Elshani ka thënë se policia është duke u marrë me rastin. Qytetarë të zonës janë parë në javët e fundit duke u freskuar afër liqenit, pas temperaturave të larta, gati 40 gradë Celsius.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.