Tritoli u hodhi në erë makinën! Kush janë vëllezërit që u plagosën rëndë në Gramsh, pronarë të dy bizneseve

Dy vëllezërit nga Gramshi Algert dhe Erald Mine kanë mbetur të plagosur rëndë këtë pasdite, pasi mjeti me të cilin po udhëtonin ka shpërthyer. Nga informacionet e grumbulluara në vendngjarje nga gazetarja e Top Channel Bruna Kërçyku, mësohet se ata janë transportuar drejt Traumës, njëri me helikopter dhe tjetri me ambulancë. Dyshimet e para janë […]

Korrik 21, 2024 - 19:30
 0
Tritoli u hodhi në erë makinën! Kush janë vëllezërit që u plagosën rëndë në Gramsh, pronarë të dy bizneseve

Dy vëllezërit nga Gramshi Algert dhe Erald Mine kanë mbetur të plagosur rëndë këtë pasdite, pasi mjeti me të cilin po udhëtonin ka shpërthyer.

Nga informacionet e grumbulluara në vendngjarje nga gazetarja e Top Channel Bruna Kërçyku, mësohet se ata janë transportuar drejt Traumës, njëri me helikopter dhe tjetri me ambulancë.

Dyshimet e para janë se shpërthimi ka ndodhur me tritol, por ende mbetet një pistë hetimi.

Dy vëllezërit pak kohë më parë janë kthyer në vendin e tyre dhe kanë hapur biznese, njëri një lokal dhe tjetri një mobilieri.

Të dy ata nuk njihen për persona problematikë, dhe asnjë precedent penal nuk figuron për emrat e tyre.

Policia bën me dije se vijojnë hetimet dhe se pas ekzaminimeve të mekanizmit të rrethanave që kanë ndikuar në shpërthim, do të ketë një njoftim të plotë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.