Plagosi 27-vjeçarin në plazh për motive xhelozie, arrestohet pas disa orësh arrati autori

Policia ka arrestuar pas disa orësh arrati 30-vjeçarin Ermir Lucaj, i cili pasditen e sotme plagosi me armë Alfred Markun. Konflikti në plazhin

Korrik 21, 2024 - 19:55
 0
Plagosi 27-vjeçarin në plazh për motive xhelozie, arrestohet pas disa orësh arrati autori

Policia ka arrestuar pas disa orësh arrati 30-vjeçarin Ermir Lucaj, i cili pasditen e sotme plagosi me armë Alfred Markun.

Konflikti në plazhin e Tales në Lezhë nisi për motive xhelozie dhe përfundoi me përforimin e armës.

Marku u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Lucaj u largua nga vendi i ngjarjes, për tu arrestuar disa orë më vonë.

 

Është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me të cilën 30 vjeçari dyshohet se kreu plagosjen, si dhe automjeti tip “Audi”, me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes.

Lucaj akuzohet për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.