Kamala Harris në garë përballë Donald Trump? Joe Biden: Ka qenë një partnere e jashtëzakonshme

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se do t’i japë fund kandidaturës së tij për rizgjedhje, duke thënë se “është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit”. Ky vendim i Presidentit vjen katër muaj përpara se amerikanët të shkojnë në votime. Kjo pason javë të tëra presioni intensiv nga demokratët pas […]

Korrik 21, 2024 - 20:35
 0
Kamala Harris në garë përballë Donald Trump? Joe Biden: Ka qenë një partnere e jashtëzakonshme

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se do t’i japë fund kandidaturës së tij për rizgjedhje, duke thënë se “është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit”.

Ky vendim i Presidentit vjen katër muaj përpara se amerikanët të shkojnë në votime. Kjo pason javë të tëra presioni intensiv nga demokratët pas një debati të lëkundur ndaj republikanit Donald Trump në fund të qershorit.
Në një letër të postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ai tha se ka qenë nderi më i madh i jetës së tij të shërbejë si president.

“Dhe ndërsa synimi im ka qenë të kërkoj rizgjedhjen, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem dhe të fokusohem vetëm në përmbushjen e detyrave si President për pjesën e mbetur të mandatit tim”.
Ai tha në deklaratën e tij se do t’i drejtohet kombit për këtë çështje javën e ardhshme. Presidenti Biden falënderoi zëvendëspresidenten e tij Kamala Harris, duke thënë se ajo ishte një “partnere e jashtëzakonshme”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.