Presidenti Biden: Tërhiqem nga gara presidenciale!

  Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi tërheqjen e tij nga gara për Shtëpinë e Bardhë me një mesazh në “X”. Biden gjithashtu ka thënë se ky vendim i tij është në interesin më të madh të partisë dhe të vendit. 81-vjeçari është shprehur: “Ka qenë nderi më i madh i jetës sime që t’ju shërbeja […]

Korrik 21, 2024 - 20:35
 0
Presidenti Biden: Tërhiqem nga gara presidenciale!

 

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi tërheqjen e tij nga gara për Shtëpinë e Bardhë me një mesazh në “X”.

Biden gjithashtu ka thënë se ky vendim i tij është në interesin më të madh të partisë dhe të vendit.

81-vjeçari është shprehur: “Ka qenë nderi më i madh i jetës sime që t’ju shërbeja si President. Edhe pse kisha ndërmend që të kërkoja një tjetër mandat, mendoj se është në të mirën e partisë sime dhe vendit tim që unë të tërhiqem dhe të përqendrohem vetëm në përmbushjen e detyrimeve të mia si President deri në fund të mandatit aktual”.

Joe Biden theksoi se gjatë javës do të dalë në konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje në lidhje me vendimin e tij”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.