Joe Biden heq dorë nga gara për President

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se do t’i japë fund kandidaturës së tij për President, duke thënë se “është në interesin më

Korrik 21, 2024 - 21:10
 0
Joe Biden heq dorë nga gara për President

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se do t’i japë fund kandidaturës së tij për President, duke thënë se “është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit”.

Vendimi vjen katër muaj përpara se amerikanët të shkojnë në votime në nëntor.

Biden ishte për javë të tëra nën presion intensiv nga kolegët demokratë pas një debati “të humbur” ndaj republikanit Donald Trump në fund të qershorit.

Në një letër të postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ai tha se ka qenë nderi më i madh i jetës së tij të shërbejë si president.

“Dhe ndërsa synimi im ka qenë të kërkoj rizgjedhjen, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem dhe të fokusohem vetëm në përmbushjen e detyrave si President për pjesën e mbetur të mandatit tim”.

Ai tha në deklaratën e tij se do t’i drejtohet kombit për këtë çështje javën e ardhshme.

Presidenti Biden falënderoi zëvendëspresidenten e tij Kamala Harris, duke thënë se ajo ishte një “partnere e jashtëzakonshme”.

“Dhe më lejoni të shpreh vlerësimin tim të përzemërt për popullin amerikan për besimin që më keni dhënë”, shtoi ai në deklaratë.

Javën e kaluar ai u kthye në shtëpinë e tij në Delaware pasi u diagnostikua me Covid, por tha të premten se mezi priste “të kthehej në fushatë javën e ardhshme”.

Biden ka thënë më parë se vetëm “Zoti i Plotfuqishëm” mund ta detyronte të tërhiqej, por më pas tha se do të konsideronte të tërhiqej nëse nuk do të ishte në gjendje të mirë shëndetësore./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.