“Black out”, Microsoft: Preku mbi 8.5 milionë pajisje windows

Gjiganti Microsoft njoftoi se më shumë se 8.5 milionë kompjuterë në gjithë botën u përballën me probleme kibernetike në ditët e fundit. Kjo është shifra e parë që tregon për seriozitetin e incidentit, dhe ka sugjerime që mund të ketë qenë incidenti më i keq kibernetike në histori. Kaosi u shkaktua për shkak se kompania […]

Korrik 21, 2024 - 21:15
 0
“Black out”, Microsoft: Preku mbi 8.5 milionë pajisje windows

Gjiganti Microsoft njoftoi se më shumë se 8.5 milionë kompjuterë në gjithë botën u përballën me probleme kibernetike në ditët e fundit. Kjo është shifra e parë që tregon për seriozitetin e incidentit, dhe ka sugjerime që mund të ketë qenë incidenti më i keq kibernetike në histori.

Kaosi u shkaktua për shkak se kompania për siguri kibernetike, Crowdstrike, bëri një gabim në përditësim e sistemit dhe për pasojë u pamundësuan shërbimet e Microsoft. Në mesin e bizneseve të prekura ishin aeroportet, bankat dhe spitalet, ndërsa zëvendëspresidenti i Microsoftit, David Weston, tha se shifra prej 8.5 milionë pajisjeve është më pak se 1 për qind e të gjitha pajisjeve Windows në botë.

Ai tha se incidenti ka vuri në pah rëndësinë që kompanitë sikurse Crowstrike të bëjnë kontrolle të vazhdueshme nëpër proceset e përditësimit, para se t’i lëshojnë në publik.

Kaosi i madh i shkaktuar ka rritur ndërkohë paralajmërimet nga ekspertët që, hakerët mund të shfrytëzojnë këtë mundësi për të krijuar probleme të tjera.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.