Rama: Shqipëria garon për Çmimin e Madh të Orëve 2024 në Gjenevë

Shqipëria është pranuar në garën e Çmimit të Madh të Orëve 2024 në Gjenevë, Zvicër, ose ndryshe “Oskari” botëror i orëkrijuesve, me një punim të Argjendari “Pirros”. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale këtë kryevepër të mahnitshme të Argjendari “Pirros”, me motive shqiptare. “Një orë me një fushë prej 1500 pllakëzash mikroskopike në […]

Korrik 22, 2024 - 10:25
 0
Rama: Shqipëria garon për Çmimin e Madh të Orëve 2024 në Gjenevë

Shqipëria është pranuar në garën e Çmimit të Madh të Orëve 2024 në Gjenevë, Zvicër, ose ndryshe “Oskari” botëror i orëkrijuesve, me një punim të Argjendari “Pirros”.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale këtë kryevepër të mahnitshme të Argjendari “Pirros”, me motive shqiptare.

“Një orë me një fushë prej 1500 pllakëzash mikroskopike në gur të kuq nga Murano, mbi të cilën janë vendosur 12 valltarë shqiptarë nga 0.9 mm, punuar me dorë në ar të verdhë 18 karatësh, e cila është pranuar në garën e Çmimit të Madh të Orëve 2024 në Gjenevë, Zvicër, ose ndryshe “Oskari” botëror i orëkrijuesve, ku falë argjendarit tonë gjenial hyn për herë të parë edhe Shqipëria”, tha Rama.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.