Protestat e fermerëve gjunjëzojnë Vuçiç/ Qeveria serbe njofton subvencione masive dhe kontrollin e importit të qumështit

Ndërsa fermerët shqiptarë janë pajtuar me realitetin e mungesës së subvencioneve dhe kostove të larta të prodhimit, ata të vendeve fqinje vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e tyre duke i detyruar qeveritë që të lëshojnë më shumë lehtësira. Rasti më i fundit është Serbia. Protestat e fermerëve serbë kanë trembur qeverinë e Beogradit, e […]

Korrik 22, 2024 - 11:10
 0
Protestat e fermerëve gjunjëzojnë Vuçiç/ Qeveria serbe njofton subvencione masive dhe kontrollin e importit të qumështit

Ndërsa fermerët shqiptarë janë pajtuar me realitetin e mungesës së subvencioneve dhe kostove të larta të prodhimit, ata të vendeve fqinje vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e tyre duke i detyruar qeveritë që të lëshojnë më shumë lehtësira. Rasti më i fundit është Serbia.

Protestat e fermerëve serbë kanë trembur qeverinë e Beogradit, e cila ka rënë dakord të plotësojë kërkesat e tyre për rritjen e subvencioneve dhe kontrollin e importeve. Qeveria e Serbisë njoftoi zyrtarisht se ka rënë dakord të japë stimuj për fermerët, duke kërkuar të shmangë aksionin e protestës të planifikuar nga prodhuesit bujqësorë.

Qeveria do të disbursojë 17,000 dinarë (145 euro) për hektar farë të çertifikuar të mbjellë, si dhe 50 euro për mëshqerrë, tha ajo në një deklaratë të enjten, pas takimit me përfaqësuesit e shtatë sindikatave të fermerëve.

Gjithashtu, qeveria serbe do të marrë masa që importet e qumështit deri në fund të vitit të mos kalojnë sasitë e importuara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, si dhe të rrisë eksportin e vajrave bimore të rafinuar dhe të parafinuar.

Në fillim të kësaj jave, sindikatat e fermerëve caktuan një protestë për 19 korrik në disa qytete të mëdha për pagesën e subvencioneve, për të cilën ata thanë se ishte rënë dakord me qeverinë vitin e kaluar, njoftuan mediat lokale.

Në nëntor, fermerët serbë bllokuan rrugët në disa qytete për nëntë ditë radhazi, duke kërkuar stimuj më të lartë dhe eliminimin e akcizës për karburantin, sipas raporteve të mediave lokale në atë kohë. Fermerët anuluan bllokimet pasi qeveria ra dakord t’u siguronte karburant më të përballueshëm./ Marrë nga Kapitali.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.