Projektligji për Policinë e Shtetit, Balla: Krijojmë një kulturë të qëndrueshme të profesionalizimit, të integritetit brenda Policisë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla prezantoi projektligjin “Për Policinë e Shtetit”, në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat. Ai u shpreh se në

Korrik 22, 2024 - 12:35
 0
Projektligji për Policinë e Shtetit, Balla: Krijojmë një kulturë të qëndrueshme të profesionalizimit, të integritetit brenda Policisë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla prezantoi projektligjin “Për Policinë e Shtetit”, në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat. Ai u shpreh se në hartimin e projektligjit, puna për të cilën ka nisur që në 2023, janë marrë parasysh modelet e vendeve partnere dhe organizatave me të cilat Policia bashkëpunon.

“Ligji i ri synon një organizim më efektiv; adreson parandalimin e konfliktit të interesit apo eliminimin e çdo hapësire për veprimtari korruptive, që ndërlidhet me një prej çështjeve që janë fokus për komisionin tuaj ka të bëjë edhe me rekomandimet e Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit të Këshillit të Europës, GRECO sa i përket elementëve të direktivës së policisë dhe të direktivës për mbrojtjen e të dhënave personale”, nënvizoi Balla.

Ministri shtoi se policimi i së ardhmes duhet të jetë i bazuar në inteligjencë, përfshirë Inteligjencën artificiale.

“Synojmë që deri në 2030 të kemi një polici si vendet e BE. Ka nisur puna në shtator 2023 për projektligjin. Për hartimin i jemi referuar analizave të thelluara të modeleve të disa vendeve si Italia, Kroacia, Sllovenia, Rumania dhe ekspertiza e organizatave me të cilët punojmë çdo ditë. Ligji i është nënshtruar edhe një procesi konsultuar me të gjitha institucionit e pavarura, ri SPAK Prokurori i Përgjithshëm, KLP, KLGJ etj. Përmbushje e vendin tonë për të përmirësuar strukturat, sidomos për synimin Policia pranë komuniteteve”, u shpreh ministri.

“Duam të krijojmë një kulturë të qëndrueshme të profesionalizimit, të integritetit brenda Policisë së Shtetit dhe natyrshëm sigurimin e inspektimit të të drejtave dhe dinjitetit njerëzor për komunitete ku Policia e Shtetit ka nderin dhe detyrën të punojë. Po ashtu kemi adresuar edhe disa rekomandime të rëndësishme që vijnë nga OSBE-ja kryesisht përmes raporteve të ODHIR-it gjatë proceseve zgjedhore, por dhe në tërësi sa i përket komponentëve të policimit demokratik, pra një polici e orientuar drejt një shërbimi ndaj qytetarëve, rritje të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve, një polici me kulturë profesionalizmi, integriteti”, tha Balla./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.