Mesazhet e qarta që na vijnë sot nga përtej Atlantikut…!

Nga Azgan Haklaj Dje i gjithë globi u njoh me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për tu tërhequr nga vendimi i tij për marrë pjesë në zgjedhjet e nëntorit për një mandat te dytë presidencial. Natyrisht ky lajm u ɓë me shpejtësj pankozmik pasi bëhet fjalë për liderin e kryefuqisë së lirisë, demokracisë, ekonomisë, […]

Korrik 22, 2024 - 12:40
 0
Mesazhet e qarta që na vijnë sot nga përtej Atlantikut…!

Nga Azgan Haklaj

Dje i gjithë globi u njoh me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për tu tërhequr nga vendimi i tij për marrë pjesë në zgjedhjet e nëntorit për një mandat te dytë presidencial.
Natyrisht ky lajm u ɓë me shpejtësj pankozmik pasi bëhet fjalë për liderin e kryefuqisë së lirisë, demokracisë, ekonomisë, botërore ndaj dhe komentet e hamendëaimet deri konspirative janë të shumta.
Edhe në Shqipëri po ashtu ka mendime e qëndrime që shprehen pa fund dhe kjo është e vetkuptueshme pasi njihemi si populli e kombi me pro-amerikan ne planet.
Por në këtë opinion nuk e kam aspak aspak synimin të jap një opinion vetjak por do të qasem në një kendvështrim të veçantë kontekstual e analitik me realitetin tonë në aq hapsirë e mundësi që të jep analogjia.
-Teksa ne SHBA, terhiqet një president në dytyrë nga rikandidimi si Joe Biden, një ish president në vendin tim me të njëjtën moshë biologjike jo vetëm kërkon rikthimin por dhunshëm ushtron pushtimin e falsifikimin për të uzurpuar kreun e PD-së, dhe lidershipin e opozitarizmit.
Ndërsa presidenti Biden në letrën e shkurtër me të cilën ju drejtua kombit materializon praktikën demokratike të qarkullimit të elitave duke promovuar Kamala Harris, Sali Barisha ju turret me hordhi të dhunshme selisë së pasardhesit të vet legjitim Lulzim Basha.
Eshte tragjike e qesharake kur ndërsa sheh këtë model amerikan të kujtohen batakçinjtë e Sali Berishës që si jeniçerët e mesjetës kacavireshin nëpër bedena për të pushtuar kala e fortesa.
Haptas presidenti Biden në vendimin e tij nënvizonte e merrte këtë hap në të mirë të partisë së tij dhe vendit duke shprehur mirënjohjen ndaj tyre, ndërkohë që për Sali Berishën ky interes nuk është primar.
Primar është interesi e halli i tij vetjak anipse PD-së po i serviret shkatërrimi e vendit destabilizimi.
Mjafon ky deduksion bazuar në një realitet të pamohueshëm në vendin tonë për tu ndërgjegjsuar se sa prapa na kane lënë në udhën e demokracisë kjo kastë mbi 30-të vjeçare të cilës i prin Sali Berisha.
Eshtë koha sot që shembuj të tillë si ai i presidentit Biden të përbëjnë thelbin e reflektimit e të reagimit tonë.
E ky lloj reagimi e reflektimi me shumë se kujtdo tjetër në ketë vend ju takon demokratëve sepse ne e krijusm PDSH-në si misionarë të demokracisë euroatlantike dhe në asnjë rrethanë nuk mund të ekzistojme si të tillë
as duke i injoruar ato dhe për më tepër për të qënë të padeshirueshëm prej tyre!.
Eshtë e pafalshme për ne si popull e si komb që me ndërgjegje e kemi pro-amerikanizmin e në gen oksidentalizmin të lejojmë që ky lidership i vjetër, i zverdhur e i bjerrur si Sali Berisha, Edi Rama e Ilir Meta në simfoni mes tyre të krijojnë terrenin e deviacionit të demokracisë e instalimit të autokracisë sipas modeleve të përçudnuara cariste e sulltanore Putin-Erdogan.
Eshtë po aq tablo qesharake sot të ndjekësh me fanatizëm rrugën e pa rrugë të Sali Berishës sa të hipësh mbi samarin e gomarit të Sanço Panços.
Nuk ka gjë më kriminale sesa për hir të rehatis, të karrierizmit vetjak të heshtësh e të shesësh dokrra e parime të thata verbale.
Gjithmonë ka një ilaç për një semundje për ta lehtësuar, apo shëruar.
Gjithmonë ka një shteg dalje në një rrethim sado i egër qoftë.
Shpetimi i vetëm sot është bashkimi i vullneteve e kauzave tona rreth euroatlantizmit.
Vetëm aty mundësohet diversiteti dhe shpresa demokratike për të ardhmen tonë e të brezave.
Pa dashur të bëj optimizmin e pandreqshëm e aspak për eufori propagandistike un’ insistoj në bindjen time se ndyshimi po vjen.
Modelet si ato të SHBA-ve jetësohen rrufeshëm, e për me tepër në kontekstet e shekullit dixhital.
Asnjë përvojë e kaluar të secili demokrat nuk ka pse të na stepë kur behet fjalë për kauza që duhet të prevalojnë përtej interesit tonë.
E gjej me vend që këtë apel për reflektim ta përmbyll me sentencën e një shkrimtari e mendimtari nga me modernët e shekullit të kaluar Zhan Pol Sartrë i cili nënvizonte:
“Për të sjellë ndryshimin duhet të kapercejmë përvojat tona të përditshme dhe të angazhohemi me shoqërinë në nivel shumë më të thellë”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.