Rey Manajn e presin si hero, bomberi shqiptar kthehet te Sivaspor, do vazhdojë të luajë në Turqi

Pavarësisht se u përfol shumë për të bërë një lëvizje të rëndësishme në merkaton e verës, Rei Manaj duket do të vazhdojë të

Korrik 22, 2024 - 12:45
 0
Rey Manajn e presin si hero, bomberi shqiptar kthehet te Sivaspor, do vazhdojë të luajë në Turqi

Pavarësisht se u përfol shumë për të bërë një lëvizje të rëndësishme në merkaton e verës, Rei Manaj duket do të vazhdojë të luajë në Turqi.

Pas pushimeve post europian, bomberi shqiptar u rikthye tek Sivaspor, klubi me të cilin bëri se fundmi një sezon të jashtëzakonshëm.

Manaj në fakt pothuajse ishte përshëndetur përfundimisht me tifozët e Sivaspor disa javë më parë, duke lënë të nënkuptohej se karriera e tij kishte një adresë tjetër, mirëpo në merkato gjatë kësaj periudhe nuk patëm asgjë të re dhe sulmuesi i talentuar zgjodhi të kthehej te Sivaspor.

Tifozët e kanë pritur mbrëmjen e të dielës në aeroport me një entuziazëm të konsiderueshëm, duke qenë se ai është futbollisti i tyre i preferuar. Me fanellën bardhekuq lushnjari shënoi 18 gola dhe dha 3 asist në superligën turke në sezonin e kaluar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.