Elbasan\ Çështja e shpërthimit me tritol në derën e motrave Nikolli i kalon SPAK-ut

SPAK tërheq dosjen e shpërthimit me tritol në derën e banesës ku jetonin me qira dy motrat Alda dhe Xhovana Nikolli në Elbasan. Shpërthimi ndodhi më 14 korrik 2024 në korridorin e katit të 4 të pallatit në lagjen “Haxhias” të këtij qyteti, ku ndodhej dhe apartamenti ku banonin të dyja motrat. Nga shpërthimi mbeti i plagosur […]

Korrik 22, 2024 - 13:55
 0
Elbasan\ Çështja e shpërthimit me tritol në derën e motrave Nikolli i kalon SPAK-ut

Shpërthimi me tritol në derën e motrave Nikolli në Elbasan,

SPAK tërheq dosjen e shpërthimit me tritol në derën e banesës ku jetonin me qira dy motrat Alda dhe Xhovana Nikolli në Elbasan.

Shpërthimi ndodhi më 14 korrik 2024 në korridorin e katit të 4 të pallatit në lagjen “Haxhias” të këtij qyteti, ku ndodhej dhe apartamenti ku banonin të dyja motrat.

Nga shpërthimi mbeti i plagosur rëndë fqinji i motrave, Enea Thomarai. 26 vjeçari ndodhet në gjendje kome, te Trauma në Tiranë pasi i ra mbi trup dera e shtëpisë së tij.

Shqiptarja.com mëson se dosja do të hetohet së bashku me dosjen e Nuredin Dumanit pasi motrat Nikolli akuzuan të penduarin e drejtësisë, me të cilin njëra prej tyre dy muaj më parë kishte nisur një romancë.

Duke folur për mediat, Alda Nikolli zbuloi raportin e saj me Nuredin Dumanin, për të cilin tha se jetonte me kushte luksoze në qeli, madje dhe vendoste gjoba nga burgu. Alda tha se u ndje e përdorur prej tij, me qëllim që kunatit të saj Amarildo Xhanej, t’i hiqej statusi i të penduarit të drejtësisë.

Dy vajzat nga Lezha kishin dy muaj që banonin në Elbasan në apartamentin ku dhe ndodhi shpërthimi. Edhe Xhovana Nikolli, e dashura e Amarildo Nikolli (Xhanej) i cili dyshohet si vrasës me pagesë, reagoi në një postim në rrjetet sociale, duke hedhur akuza se pas sulmit qëndron rivali i partnerit të saj, vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani.

Ndërkohë policia e Elbasanit ka bërë me dije se ka identifikuar autorin e vendosjes së tritolit në derën e hyrjes ku jetonin me qira dy motrat, Nikolli, dhe po punon për arrestimin e tij.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.