Pësuan arrest kardiak, dy të vdekur në Durrës e Velipojë
Dy persona kanë humbur jetën ditën e sotme si pasojë e arrestit kardiak, në plazhin e Durrësit dhe Velipojës. Policia njofton se rreth
Dy persona kanë humbur jetën ditën e sotme si pasojë e arrestit kardiak, në plazhin e Durrësit dhe Velipojës.
Policia njofton se rreth orës 13:00 në lagjen nr. 13 në Durrës, shtetasi M.D, 73 vjeç, banues në Durrës dyshohet se sapo ka rënë kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Gjithashtu rreth orës 13:00, shtetasi kosovar M. S., 75 vjeç, duke u larë në det në Velipojë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes./vizionplus.tv
What's Your Reaction?