Kroaci\ Masakër në një azil, një ish-polic vret 5 persona, mes tyre e ëma

Një burrë ka hyrë në një shtëpi të moshuarish në Daruvar të Kroacisë dhe ka nisur të qëllojë mbi njerëzit. Për pasojë mbetën të vrarë pesë persona dhe u plagosën 8 të tjerë. Mes viktimave është edhe nëna e tij, veterane e ushtrisë kroate, e lindur në vitin 1973. Katër të vdekurit e tjerë janë […]

Korrik 22, 2024 - 15:25
 0
Kroaci\ Masakër në një azil, një ish-polic vret 5 persona, mes tyre e ëma

Një burrë ka hyrë në një shtëpi të moshuarish në Daruvar të Kroacisë dhe ka nisur të qëllojë mbi njerëzit.

Për pasojë mbetën të vrarë pesë persona dhe u plagosën 8 të tjerë. Mes viktimave është edhe nëna e tij, veterane e ushtrisë kroate, e lindur në vitin 1973.

Katër të vdekurit e tjerë janë banorë të shtëpisë së të moshuarve dhe punonjës të institucionit. Të gjithë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa 8 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin ende ndihmë mjekësore.

I dyshuari mendohet se është një polic ushtarak në pension. Ai u largua nga vendi i të shtënave, por policia e kapi atë menjëherë në një lokal pranë objektit. Autoritetet ende po hetojnë motivin e sulmit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.