Shkrumbohet mobileria në Vlorë, digjet një shtëpi në Fier, dëmë materiale

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një mobilieri në Vlorë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Nga zjarri u rrezikuan dhe banorët e

Korrik 22, 2024 - 15:50
 0
Shkrumbohet mobileria në Vlorë, digjet një shtëpi në Fier, dëmë materiale

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një mobilieri në Vlorë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Nga zjarri u rrezikuan dhe banorët e pallatit dhe dyqanet pranë mobilierisë, pasi flakët përfshinë fasadën e pallatit.

Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilët bënë të mundur evakuimin e banorëve dhe neutralizimin e flakëve. Ndërkohë shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë zbuluar ende.

Edhe në Fier në fshatin Sheq i madh, një banesë njëkatëshe u përfshi nga flakët.

Shkak i zjarrit dyshohet se u bë një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga një ventilator i lënë ndezur. Fatmirësisht nga zjarri nuk pati asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.