Dhunë në familje/ Rrahu bashkëshorten, AMP arreston një efektiv, dyshohet se…

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) njofton se ka arrestuar një efektiv për dhunë në familje. 55-vjeçari i arrestuar mësohet se ushtronte dhunë psikologjike e fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. “Tiranë – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë P. P., 55 vjeç, me […]

Korrik 22, 2024 - 16:45
 0
Dhunë në familje/ Rrahu bashkëshorten, AMP arreston një efektiv, dyshohet se…

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) njofton se ka arrestuar një efektiv për dhunë në familje.

55-vjeçari i arrestuar mësohet se ushtronte dhunë psikologjike e fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

“Tiranë – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë P. P., 55 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.

Arrestimi i tij u krye pasi krahas dhunës psikologjike të vazhdueshme, pas një debati për motive të dobëta, ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit”, njofton AMP.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.