Zgjedhjet në SHBA, financuesi kryesor i Biden i “kthen shpinën” Harris: Asnjë dollar nuk do i jepet asaj

Financuesi më i madh i presidentit demokrat në largim të SHBA-ve, John Morgan, po i “kthen shpinën” të zgjedhurës së Joe Biden, Kamala Harris. Në

Korrik 22, 2024 - 16:45
 0
Zgjedhjet në SHBA, financuesi kryesor i Biden i “kthen shpinën” Harris: Asnjë dollar nuk do i jepet asaj

Financuesi më i madh i presidentit demokrat në largim të SHBA-ve, John Morgan, po i “kthen shpinën” të zgjedhurës së Joe Biden, Kamala Harris. Në deklaratat e tij për rrjetin amerikan ABC News, Morgan argumentoi se nuk beson që zëvendëspresidentja dhe ish-prokurorja në largim ka shanse të fitojë zgjedhjet e nëntorit, me argumentin se ajo është shumë progresive. Në këtë mënyrë ai theksoi se do të ndërpresë edhe financimin e fushatës.

Ai shtoi se republikanët ka të ngjarë të jenë të mërzitur nëse do të kishin mundësinë të bënin fushatë kundër një kandidati më të prirur nga e majta.

Siç raporton New York Post, John Morgan ka njoftuar tashmë Komitetin Kombëtar të Financave të Biden se ka përfunduar mbledhjen e fondeve për demokratët, pasi presidenti 81-vjeçar vendosi të ndërmarrë hapin tjetër dhe të tërhiqet nga gara zgjedhore në SHBA.

“Nëse Kamala Harris është kandidatja për zgjedhjet presidenciale me demokratët, atëherë do të ketë një festë të madhe në rezidencën Trump në Mar a Lago natën e zgjedhjeve”, shkroi financuesi i madh i 81-vjeçarit Biden./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.