Nën hetim si pjesë e grupit të Laert Haxhiut, GJKKO i kthen makinën e sekuestruar Klea Gjatës, rezultoi në pronësi të…

Makina luksoze e sekuestruar gjithë këto muaj, nuk ishte e Klea Gjatës, por e nënës së saj. Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Klea Gjatës e cila po hetohet në gjendje të lirë nga prokurori Behar Dibra si pjesë e grupit të Laert Haxhisë. Gjykata vendosi t’i kthejë makinën Gjatës raporton gazetarja e Top […]

Korrik 22, 2024 - 17:10
 0
Nën hetim si pjesë e grupit të Laert Haxhiut, GJKKO i kthen makinën e sekuestruar Klea Gjatës, rezultoi në pronësi të…

Makina luksoze e sekuestruar gjithë këto muaj, nuk ishte e Klea Gjatës, por e nënës së saj. Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Klea Gjatës e cila po hetohet në gjendje të lirë nga prokurori Behar Dibra si pjesë e grupit të Laert Haxhisë.

Gjykata vendosi t’i kthejë makinën Gjatës raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, pas një padie të dorëzuar nga e ëma, shtetasja Sh. Gj që kërkoi “Kthimin e sendit të sekuestruar sipas procesverbalit të datës 01.10.2023, ora 17:55, mbajtur nga oficeri i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Elbasan”.

Këto kërkesa ishin bashkuar në një të vetme në seancën gjyqësore të datës 10.07.2024.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe

Krimin e Organizuar ka vendosur Pranimin e kërkesës të paraqitur nga nëna e Klea Gjatës, për kthimin e automjeti tip Mercedes–Benz, deri në përfundim të gjykimit.

Gjykata ja ka rrëzuar kërkesën Klea Gjatës e cila kërkoi të njëjtën gjë pasi makina luksoze sipas shkresave nuk rezultoi të ishte në emër të saj.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.