Shërbimi Sekret: Nuk mundëm të mbronin Trump, atentati ndaj tij është dështimi më i rëndësishëm në dekada
Shërbimi Sekret Amerikan ka pranuar atë që i është referuar si dështim për të mbrojtur kandidatin për president të SHBA, Donald Trump, pas atentatit
Shërbimi Sekret Amerikan ka pranuar atë që i është referuar si dështim për të mbrojtur kandidatin për president të SHBA, Donald Trump, pas atentatit ndaj këtij të fundit.
Drejtoresha e Shërbimit, Kimberly, gjatë një seance dëgjimore në Kongres theksoi se ky ishte një dështim për të mbrojtur Trump, gjatë tubimit më 13 korrik, ku të shtënat e 20-vjeçarit mund t’i merrnin jetën.
“Ne dështuam,” i tha një komiteti të Dhomës së Përfaqësuesve kreu i agjencisë, e cila ka për detyrë të mbrojë figurat e profilit të lartë në SHBA dhe është kritikuar për mangësi të mundshme dhe gabime njerëzore.
“Tentativa për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump më 13 korrik është dështimi më i rëndësishëm operacional brenda Shërbimit Sekret në dekada”, shtoi ajo.
Por Chitle pohoi se Shërbimi Sekret ofroi sigurinë e kërkuar nga ekipi i fushatës së Trump për ngjarjen.
“Ajo që mund t’ju them është se për tubimin e 13 korrikut janë dhënë detajet që janë kërkuar, mjetet që janë kërkuar për atë ditë ”, theksoi ajo./vizionplus.tv
What's Your Reaction?