Morën me forcë të miturin dhe e ngacmuan seksualisht, arrestohen dy të rinjtë në Lezhë

Dy 19-vjeçarë Amarildo Gjoka dhe Antonino Lleshi kanë marrë me forcë në automjet një 17-vjeçar, e denigruan në rrjetet sociale dhe më pas e ngacmuan seksualisht në Lezhë. Si pasojë, të rinjtë kanë përfunduar në prangat e policisë, ku akuzohen për veprat penale, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Ngacmimi seksual”. Specialistët për Hetimin […]

Korrik 22, 2024 - 20:30
 0
Morën me forcë të miturin dhe e ngacmuan seksualisht, arrestohen dy të rinjtë në Lezhë

Dy 19-vjeçarë Amarildo Gjoka dhe Antonino Lleshi kanë marrë me forcë në automjet një 17-vjeçar, e denigruan në rrjetet sociale dhe më pas e ngacmuan seksualisht në Lezhë.

Si pasojë, të rinjtë kanë përfunduar në prangat e policisë, ku akuzohen për veprat penale, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Ngacmimi seksual”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Dy 19 vjeçarë, të dy banues Malsi, Njësia Administrative Kolsh, Lezhë.

Arrestimi i tyre u bë pasi një 17-vjeçar bëri kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, duke treguar se më datë 21.07.2024, rreth orës 22:30, është marrë në automjet pa dëshirën e tij nga këta dy shtetas dhe është çuar në drejtim të fshatit Kolsh-Malsi, Njësia Administrative Kolsh, Bashkia Lezhë.

Pasi kanë ndaluar automjetin, këta dy shtetas e kanë shantazhuar 17-vjeçarin me video duke e nxjerrë “Live” në rrjetin social “TikTok” dhe duke e detyruar të përdorë fjalë fyese në video, veprime këto të cilat janë shoqëruar me dhunë fizike ndaj 17-vjeçarit, si dhe e kanë ngacmuar seksualisht.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të arrestuar do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Ngacmimi seksual”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.