UEFA dënon kampionët e Egnatias, asnjë masë për thirrjet antishqiptare

UEFA ka dënuar me gjobë klubin e Egnatias për incidentet e ndodhura në sfidën e kthimit me Borcin në Elbasan, e vlefshme për fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve. Organi më i lartë i futbollit në Europë ka zgjedhur të dënojë me 10 mijë euro kampionët e Shqipërisë, por duket se ka toleruar […]

Korrik 22, 2024 - 21:45
 0
UEFA dënon kampionët e Egnatias, asnjë masë për thirrjet antishqiptare

UEFA ka dënuar me gjobë klubin e Egnatias për incidentet e ndodhura në sfidën e kthimit me Borcin në Elbasan, e vlefshme për fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Organi më i lartë i futbollit në Europë ka zgjedhur të dënojë me 10 mijë euro kampionët e Shqipërisë, por duket se ka toleruar boshnjakët.

Këta të fundit u bënë shkaktare te ndërprerjes së sfidës së parë, me tifozët duke bërë thirrje antishqiptare.

“Gjobitet Egnatia me 10 mijë euro dhe urdhërohet për mbylljen e stadiumit gjatë ndeshjes së ardhshme në garat e UEFA-s në të cilën luan si vendase, për sjelljet diskriminuese të tifozëve të saj. Vendimi për mbyllje të stadiumit është me kusht, për periudhë dyvjeçare”, shkruan në vendimin e UEFA-s.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.