“Kriminelët e strehuar në Dubai”, Balla: Po komunikojmë me autoritetet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar në një intervistë për Euroneës Albania se policia shqiptare po bashkëpunon me autoritetet e Dubait për ekstradimin e një personi të përfshirë në krimin e organizuar. Pra një lloj lufte, që në arsyetimin e tij bëhet kundër atyre që janë konceptuar “të paprekshmit”, referuar anëtarëve të bandave kriminale […]

Korrik 22, 2024 - 22:10
 0
“Kriminelët e strehuar në Dubai”, Balla: Po komunikojmë me autoritetet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar në një intervistë për Euroneës Albania se policia shqiptare po bashkëpunon me autoritetet e Dubait për ekstradimin e një personi të përfshirë në krimin e organizuar.

Pra një lloj lufte, që në arsyetimin e tij bëhet kundër atyre që janë konceptuar “të paprekshmit”, referuar anëtarëve të bandave kriminale të strehuar në Dubai.

“Të gjithë ata që kanë kryer çdo lloj krimi dhe që mendojnë se janë të pakapshëm duhet të dinë se autoritetet e Dubait nuk pranojnë të strehojnë persona të cilët i fshihen drejtësisë. Ne kemi një rast konkret ku po komunikojmë me autoritetet atje dhe po mbledhim të dhëna, dosja është depozituar.” –tha ai.

Nëpërmjet fjalës së tij, ministri Balla dha një mesazh kundrejt personave që fshihen në Dubai, ku deklaroi se për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë duhet që këta persona të dalin përpara drejtësisë.

“Ka disa mënyra për t’i vendosur para drejtësisë, edhe pa pasur një marrëveshje ekstradimi. Mjafton përmes një procesi deportimi, duke na vënë në dispozicion informacionet përkatëse për këta persona.” –përfundoi ai.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.