Kogresi Amerikan i kërkon shefes së shërbimeve sekrete të dorëhiqet pas atentatit ndaj Trump

Dorëheqja e shefes së shërbimeve sekrete është kërkuar zyrtarisht nga komiteti i Kongresit me firma si të demokratëve ashtu edhe të republikanëve, pas

Korrik 22, 2024 - 23:25
 0
Kogresi Amerikan i kërkon shefes së shërbimeve sekrete të dorëhiqet pas atentatit ndaj Trump

Dorëheqja e shefes së shërbimeve sekrete është kërkuar zyrtarisht nga komiteti i Kongresit me firma si të demokratëve ashtu edhe të republikanëve, pas pranimit të gabimeve në operacion ditën kur Donald Trump gjatë fjalimit të tij u sulmua me armë.

Drejtoresha e Shërbimit Sekret (Shërbimi Sekret), Kimberly Chitle, dëshmoi sot për orë të tëra në komision, ku ndër të tjera pranoi se misioni i saj për të mbrojtur kandidatin republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA dështoi.

Trump u përball me një atentat më 13 korrik në Pensilvani, pranoi Chitle gjatë një seance dëgjimore në Kongres.

“Ne dështuam”, i tha një komiteti të Dhomës së Përfaqësuesve, kryetarja e agjencisë, e cila është e ngarkuar me mbrojtjen e figurave të profilit të lartë në SHBA dhe është vënë nën kritika për mangësitë e mundshme dhe gabimet njerëzore. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.