Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonat malore, temperaturat do të jenë pa ndryshime

Rrymat ajrore atlantike po  afrohen drejt Evropës qendrore ku presim rënie të temperaturave në territorin e Shqipërisë gjatë kësaj jave. E Martë 23 Korrik 2024 Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu me stuhi në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-12 […]

Korrik 23, 2024 - 08:20
 0
Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonat malore, temperaturat do të jenë pa ndryshime

Rrymat ajrore atlantike po  afrohen drejt Evropës qendrore ku presim rënie të temperaturave në territorin e Shqipërisë gjatë kësaj jave.

E Martë 23 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu me stuhi në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,4-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      17/33°C

– Zonat e ulëta       20/38°C

– Zonat bregdetare 22/35°C

Kosova për dt. 23 Korrik 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira.  Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 18°C –21°C në mëngjes deri në 33°C –37°C gradë Celsius në mesditë.

E Mërkurë 24 Korrik 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në bregdet,  vranësira me reshje shiu me stuhi në zonat lindore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,4-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      17/32°C

– Zonat e ulëta      18/37°C

– Zonat bregdetare 22/36°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.